Sapo janë mbyllur 45 minutat e para të ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë për U-19 në mes Vllaznisë dhe Shkëndisë së Tiranës.

Në ndeshjen që po luhet në “Elbasan Arena”, kuqeblutë udhëheqin me rezultatin 3-0. Padyshim që finalja ka patur brenda emocionet e veta megjithatë rezultati është zhbllokuar në minutën e 25-të.

Kuqeblutë kanë fituar të drejtën e një 11-metërshi pas prekjes së topit me dorë brenda zone nga Muça i Shkëndisë dhe ky i fundit madje është ndëshkuar edhe me karton të kuq.

Nga pika e bardhë, Gruda është treguar i saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Pesë minuta më vonë, Fikaj kroson nga e djathta dhe Qardaku me një ekzekutim perfekt, e dërgon topin në trekëndësh.

Ndërkohë në minutat shtesë të pjesës së parë, Fikaj do të shënonte edhe golin e tretë për ekipin shkodran.

Një avantazh që padyshim e bën Vllaznia U-19 tashmë favorite për fitimin e këtij trofeu ndonëse janë për t’u luajtur edhe 45 minutat e dyta.
© shkodrasport.com

© shkodrasport.com