Real Madrid-Manchester City është padyshim përballje që premton spektakël në raundin play-off të Champions League. Një 90 minutësh i ndezur për shkak edhe të fitores 3-2 të spanjollëve në takimin e parë për ta bërë akoma dhe më interesante.

Trajneri ekspert i kompeticionit, Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë pretendimet e Pep Guardiolës që Real Madrid është e favorizuar.
“Ne kemi një avantazh të vogël për shkak të asaj që bëmë në Manchester dhe duhet ta shfrytëzojmë në favorin tonë. Unë mund të vij këtu dhe të them se ne nuk kemi asnjë avantazh dhe do të luajmë sikur të ishim 0-0. Por është marrëzi dhe askush nuk do të më besonte. Do bëjmë të njëjtën lojë si një javë më parë”, tha Ancelotti.


Në krahun tjetër, City ka një detyrë të vështirë pas përmbysjes spektakolare të javës së shkuar. Në dyshim mbetet prezenca e Erling Haaland, autor i dopietës në sfidën e parë.

Gjithsesi, norvegjezi është stërvitur me skuadrën, pavarësisht dhimbjeve dhe atij dëmtimi të pësuar në fundjavë, në duelin me Newcastle .

City që fitoi titullin në vitin 2023, por edhe Real Madrid nuk arritën që të kalojnë automatikisht në raundin e radhës të kompeticionit për të kërkuar ndihmën e fazës play-off, me vetëm njërën prej tyre që do të jetë pjesë e 1/16-ave të Champions League.