Bylis është shpallu kampion i Kategorisë së Parë në Grupin B. Ecuria fantastike e ballshiotëve bëri që në fund të kurorzoheshin me fitimin e titullit dhe rikthimin në eiltën e futbollit shqiptar.  Ditën e nesërme Bylis do të luaj finalen e Kategorisë së Parë ndaj Vllaznisë.

Një ndeshje qe vlen më shumë për fitimin nga FSHF-ja pasi të dyja skuadrat vitin tjetër do të jenë në Superligë. Në një intervistë për Newsport.al ka folur kapiteni dhe një nga lojtarët kyç të Bylisit të këtij sezonin, Valentino Murataj.

Si e vleresoni ecurinë e skuadrës këtë sezon?

I nisëm përgatitjet për të dal kampion që në fillim me disa ndryshime te vogla nga viti që kaloj. Afruam lojtar të rinjë të talentuar dhe disa me ekseperienë duke krijuar kështu një grup lojtarësh shumë të mirë ku konkurrenca u shtua edhe më shumë.

Ndeshjet e para nuk i nisëm ashtu siç duhet por, me kalimin e kohës ekipi u konsolidua dhe treguam që jemi ekipi më i mirë. Kemi 23 ndeshje pa pesuar humbje dhe kjo tregon që e kemi merituar vendin e parë.

Si e shikoni ndeshjen e radhes ndaj Vllaznise?

Na ka ngelur vetëm një finale dhe mendoj se favorit në këtë ndeshje nuk ka. Ne kemi nje ecuri fantastike dhe këtë formë të mirë që kemi duhet ta shfrytezojmë dhe duhet të tregojmë futbollin tonë që kemi bërë gjatë gjithë sezonit. Kam besim se në fund do të fitojmë ne.

Po në aspektin personal do të jeni pjesë e Bylisit në Superligë?

Une jam në kontrat me Bylisin dhe besoj te projekti klubit. Ne do tregojmë edhe në Superligë që kemi një ekip shumë të mirë./newsport/