Vllaznia do të luajë ndeshjen e javës së 33-të të Superligës ndaj Kukësit në shtëpi. “Finalja” për Europën do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër dhe do të nisë në orën 19:45. Të dyja ekipet kërkojnë me çdo kusht fitoren pasi në lojë është një biletë për në Europë.
Skuadra shkodrane vijon përgatitjet për këtë ndeshje, ndërsa dy lojtarë janë në dyshim për ndeshjen ndaj Kukësit. Liridon Latifi dhe Gjurgjevic kanë probleme fizike dhe nuk dihet ende nëse do të jenë gati për këtë sfidë.
Stafi mjekësor i Vllaznisë do të provojë deri në momentin e fundit për të rikuperuar të dy lojtarët që janë të rëndësishëm për ekipin.
Latifi është titullar fiks në formacion, ndërsa edhe Gjugjevic është aktivizuar shumë herë nga minuta e parë, por edhe nga stoli dhe mungesa e tyre mund të “peshojë” shumë te Vllaznia në këtë përballje delikate./newsport/