Një finale që nuk pritej teorikisht. Dy skuadrat më pak të favorizuara thyejnë parashikimet dhe shkojnë në finale e Kupës së Shqipërisë. Edhe para ndeshjeve te sotme, ne fakt Vllaznia parashikohej si finaliste, por Skenderbeu kurrsesi jo.

Janë Vllaznia dhe Skënderbeu që kualifikohen pasi dolën triumfues në duelet direkte me eliminim ndaj Laçit dhe Teutës, me këto të dyja që ishin ekipet e favorizuara për t’u kualifikuar.

Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2020/21 do të luhet mes “Vllaznisë” dhe “Skënderbeut” dhe do të jetë e dyta në historinë e këtij kompeticioni, ndërsa është parashikuar që të zhvillohet më 30 maj.

Hera e parë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga “Vllaznia”, me rezultatin 1-0.

Fatin e asaj ndeshje e pat vendosur goli i Selami Danit. Ajo ka qene kupa e pare e fituar per Vllaznine dhe mbase kjo e sivjetmja do te jete e shtata.