Të mërkurën në orën 17.00 në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet një nga finalet e para të këtij sezoni sportiv.

Pikërisht ajo e kategorisë së parë në mes Kastriotit dhe Tiranës. Këto janë dy ekipet që u shpallën kampionë në grupet respektive dhe tashmë do të luajnë për të fituar trofeun e kampionatit të kësaj kategorie.

Njëkohësisht, për të përfituar edhe shumën prej 30 milionë lekësh të vjetra që FSHF jep për ekipin kampion.

Përveçse një sfidë në mes dy ekipeve, kjo do të jetë edhe një përballje trajnerësh.

Në njërën anë Ze Maria, braziliani më shumë i njohur si futbollist e që tashmë drejton Tiranën, ndërsa në krahun tjetër, Samuel Nikaj, trajneri shumë pasionant dhe shumë i suksesshëm në drejtimin e ekipeve të vogla deri më tani.

Kush do fitojë në mes tyre? Kjo padyshim që mbetet për t’u parë por nuk do ishte çudi që pasioni, puna dhe eksperienca e fituar t’i shërbejë shkodranit Nikaj për të mundur “lojtarin e madh”Ze Maria.

Braziliani është edhe 4 vjet më i madh por si trajner ka shumë më pak përvojë se njeriu që ngjiti përveç Flamurtarit të Prishtinës, tashmë edhe Kastriotin e Krujës në Superligë.

Si e tillë kjo sfidë me shumë siguri që do të mbajë të përfshirë edhe shkodranët që padyshim në këtë rast “do bëjnë tifo” për Samuel Nikajn.
© shkodrasport.com