Vllaznia e futbollit te femrave do te zbrese pasditen e sotme serish ne fushen e lojes. Kuptohet me nje mision te qarte: Per te fituar titullin kampion te rradhes, te 11-tin. Nje objektiv qe e ka patur nga fillimi i sezonit dhe pavaresisht ndryshimit te skemes se kampionatit dhe shume problemeve qe ka shfaqur i gjithe sezoni, pjestaret e saj jane te bindur se do e arrijne.

Perballe saj do te jete Apolonia, rivalja e vetme e gjithe ketyre viteve te fundit. Takimi do te startoje ne oren 17:30 tek “Shtepia e Futbollit” dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur qe ne kete finale te kete edhe VAR.

Por Vllaznia nuk e ka shume mendjen tek VAR-i apo se kush eshte kundershtari. Synimi i saj eshte i qarte, fitorja dhe shpallja kampion, pavaresisht se ndeshja asnjehere nuk mund te nenvleresohet.

Presidenti Lazer Matija duket shume i vendosur per te ecur perpara me Vllaznine e tij drejt sukseseve te tjera, ndonese kemi hyre ne dekaden e dyte, por ambicjet e tij jane te njejta sikur te ishte viti i pare i krijimit te ketij ekipi.

Dhe pasditen e sotme, bashke edhe me tifozet qe do te udhetojne nga Shkodra, por edhe ata qe jetojne ne Tirane, pritet qe ne fund te ndeshjes te kete serish nje feste te madhe. Sepse ky ekip meriton gjithçka. Ai ka ditur te fitoje dhe te festoje gjate gjithe ketyre 11 viteve dhe padyshim qe do ta perserise edhe sot./www.shkodrasport.com/