Një studim i fundit nga “Brad Finance” e renditi Manchester United si markën më të fuqishme të futbollit botëror, një klub me superfuqi ekonomike dhe që tërheq miliona nga sponsorët dhe të drejta televizive.
“Djajtë e Kuq” kanë një vlerë prej 1 miliard e 357 milionë paundësh, 400 më shumë se kampionët e City-t në hierarkinë e futbollit ishullor.
Premier Liga është kthyer prej vitesh në kampionatin më të fortë dhe më të ndjekur në planet.
Beteja për kupat europiane, për titullin dhe po kaq spektakël edhe në luftën për mbijetesën.
Një nga arsyet e zbuluara së fundmi për të tërhequr sponsorë dhe kontrata të majme, u zbulua këtë mesjavë.
Drejtuesit e federatës bëjnë të mundur një lloj manipulimi të shortit që asnjë prej 6 ekipeve më të forta të mos ndeshet në javën e parë ose të fundit të sezonit.
Akordi i mbajtur i fshehtë garanton gjithashtu përplasje mes tyre në 26 javë të tjera, dhe është në fuqi prej vitesh edhe pse asnjë tifoz nuk e dinte.
Burime pranë federatës i thanë revistës “Time” se kjo bëhet për arsye komerciale dhe për të shtuar numrin e tifozëve në stadiume.
Edhe në tenderin e fundit për 3 vitet e ardhshme të transmetimit të Premier Ligës, u zbulua manipulimi i kalendarit.
Për këtë ka edhe fakte. Liverpul luajti ndaj Arsenal në ditën e parë të sezonit të kaluar, por kjo sepse në hierarkinë e premier Ligës, ishte jashtë 56 më të mirëve një sezon paraardhës.
Në Angli ka faktorë të tjerë që ndikojnë në short. FIFA dhe UEFA duan të ruajnë datat e tyre ndërsa “Skotland Jard” nuk preferon që dy ekipe fqinje të luajnë në shtëpi në të njëjtë ditë.
Ky koktejl kërkesash dhe interesash, garanton gjithsesi një objektiv final, me Premier Ligën si më të ndjekurën në planet.