Jo vetëm Napoli. Tani edhe Fiorentina interesohet për shëbimet e Kristian Shpendit. Sulmuesi shqiptar me origjinë nga Puka është i datëlindjes 2003 dhe shihet si një nga talentet premtues për të ardhmen. Shpendi luan për Çezenën në Serinë C, ku ka rënë në sy për paraqitjet e tij mjaft pozitive.
Vetë interesimi i dy klubeve të mëdha të Serisë A, si Napoli dhe Fiorentina, flet qartë për potencialin e këtij lojtari. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë diçka konkrete në muajin janar.
Kristian po spikat ne futbollin italian, ashtu si dhe i vellai i tij binjak- Stiven. Kuptohet qe per te dy 19 vjeçaret pritet te kete shume te ardhme, por per momentin me shume po flitet per Kristianin.
Nese do te realizohej kalimi i tij tek Fiorentina, kuptohet qe ky do te ishte nje hap shume i rendesishem ne karriere per futbollistin me origjine nga Puka por qe ka lindur ne vitin 2003 ne Itali, vend ku vazhdon te jetoje edhe sot e kesaj dite me familjen e tij.