Duke folur për The Guardian, Roberto Firmino ka folur për marrëdhënien mes Sadio Mane dhe Mohamed Salah, të cilët kohë më parë debatuan në fushë kundër Burnley-t në një ndeshje të Premier League.
“I pashë nga afër shikimet, grimasat, gjuhën e trupit, pakënaqësinë kur njëri zemërohej me tjetrin. E ndjeva.
“Unë isha lidhja mes tyre në lojën tonë sulmuese dhe zjarrfikësi në ato momente”, shpjegoi Roberto Firmino, tani një futbollist i Al-Ahli në Arabinë Saudite.
“Për shumë, mosmarrëveshja gjatë ndeshjes me Burnley midis Sadios dhe Mo ishte e para. Për disa, e para dhe e fundit. E dija se ka nisur në sezonin e kaluar (2018-19). Instinkti im dhe detyra ime ishte të qetësoja situatën mes tyre”, shpjegoi Firmino.Më pas, përsëri braziliani me një të kaluar te Hoffenheim dhe Liverpool deklaroi:
“Salah dhe Mane kishin pasur problemet e tyre të vogla, por këtë herë gjithçka ndodhi në fushë, para syve të botës. Atë ditë në Burnley, gjithçka u zbulua.”
Firmino përfundoi: “Mane ishte më intensiv si në momente të mira ashtu edhe në ato të këqija. Ai ishte më shpërthyesi nga ne të tre. Gjithmonë flisja me të, e këshilloje, përpiqeshe ta qetësoje. Unë i thashë të gjente qetësi, të luante për ekipin dhe të ishte i qetë.
“Nuk e di nëse ai ishte në dijeni apo jo, por Salah i irritoi të gjithë kur nuk e pasoi topin, deri në pikën që Klopp e trajtoi këtë çështje para të gjithëve. Ishte një insinuatë e qartë e drejtuar ndaj Salah”./telesport/