Tek skuadra shkodrane ka nisur procesi i rinovimit dhe i rishikimit të kontratave. I pari që ka firmosur sot për të qenë sërish pjesë e Vllaznisë edhe në seonin e ri, ka qenë Kalaja. Një gjë e tillë bëhet e ditur në njoftimin që ka dhënë vetë klubi kuqeblu ku thuhet:
Mesfushori Arlind Kalaja ka qenë sot i pari futbollist që ka hedhur firmë në kontratën e re me Vllazninë. 22 vjeçarit kishte dy muaj që i kishte përfunduar kontrata me klubin tonë dhe pas bisedimeve me administratorin Gjyrezi, është rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër. Për rrjedhojë, paraditen e sotme është hedhur firma në kontratë dhe Kalaja edhe për sezonin 2017-2018 do të jetë pjesë e Vllaznisë. Pas këtij futbollisti, do të jetë rradha e të tjerëve për të firmosur kontratat e reja.