Florind Bardulla është futbollisti I dytë që rikonfirmohet tek Vllaznia edhe për sezonin e ri. Pas kapitenit Shtubina që firmosi ditën e djeshme, sot ka qenë rradha e mesfushorit tjetër shkodran për të hedhur firmë në kontratë. Kontrata e tij aktuale I linte vend bisedimeve për zgjatjen e saj dhe bashkë me administratorin Gjyrezi ata kanë biseduar dhe gjetur akordin e ri.

Madje, kontrata e firmosur sot është dyvjeçare, çka do të thotë se 23 vjeçari pritet të jetë pjesë e kuqebluve edhe në vazhdimësi. Me firmosjen edhe nga ana e Bardullës shkon në dy numri I kontratave të reja për sezonin 2016-2017 megjithatë drejtuesit e klubit kanë ende shumë punë për të bërë.Ata duhet të rinovojnë edhe me Arbrin, Cicmil, Vrapin, Markun, Selimajn e ndonjë tjetër të cilët kanë qenë një pjesë e rëndësisshme e skuadrës në sezonin që lamë pas. Por nga ana tjetër, ajo që shqetëson është mosarritja e asnjë akordi me futbollistë të tjerë që janë piketuar për të qenë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri. Pavarësisht se po flitet për Cetkoviç apo ndonjë tjetër, ende nuk ka asnjë firmë të hedhur. E rëndësishme është që skuadra shkodrane të mos bëhet vonë sa I takon lojtarëve që ka dëshirë të ketë në përbërje të saj. Dhe nevojat nuk janë të pakta. Duke nisur nga ajo e një portieri cilësor, të një mbrojtësi qendre, të një apo dy mesfushorëve dhe e të paktën një sulmuesi. Drejtuesit kuqeblu po hasin jo pak pengesë në këtë drejtim dhe prandaj duhet pritur me interes se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.