I pari pat firmosur amerikani Nick Evans. I fundit duket se do të jetë kapiteni i sezonit të kaluar Erjon Llazani. Rradha e firmave tek Vllaznia e basketbollit të meshkujve po shkon gradualisht drejt fundit.

Pasditen e djeshme ka hedhur firmë edhe Antonio Shabani, lojtar i cili prej disa sezonesh ka qenë pjesë e kësaj skuadre, madje ka fituar edhe trofe me të.

Në këtë mënyrë, seria e firmave tek Vllaznia po shkon drejt fundit dhe bashkë me Shabanin janë 11 basketbollistë që kanë firmosur. Për ta plotësuar ekipin pritet edhe firma e kapitenit të sezonit të kaluar, Llazanit dhe gjithçka do të mbyllet këtu sa i takon ndërtimit të tij në prag të startit të sezonit të ri.

Nga ana tjetër, pasditen e djeshme ka mbërritur në Rinas e më pas ka marrë rrugën për në Shkodër menjëherë edhe amerikani tjetër, ai që ka firmosur pak ditë më parë me kuqeblutë Colin Voss.

Kësisoj tashmë skuadra është e plotë dhe do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e parë të kampionatit që do të nisë më 5 tetor.
© shkodrasport.com