“Bëmë baba të të ngjaj”, kjo është shprehja që të vjen në mendje kur mëson se djali i Rudi Vatës ka nënshkrur për klubin e Celtic në Skoci. Roko Vata është vetëm 14 vjeç dhe aktivizohet me moshat e ekipit nga Gllasgou, por këto ditë ka nënshkruar një kontratë profesioniste me keltët.

Djaloshi është duke ndjekur hapat e të atit, që është aktivizuar për disa sezone me ishullorët. Roko ka nënshkuar për pesë vite, duke dëshmuar besimin që drejtuesit e Celtic kanë te aftësitë e vogëlushit.

Në lidhje me këtë ndryshim në jetën e 14 vjeçarit është shprehur edhe Rudi, që e sheh si hap cilësor për të ardhmen e të birit. Nuk dihet ende nëse ai do të zgjedhë mes kombëtares skoceze apo asaj shqiptare.

Ish lojtari kuqezi theksoi se i biri është ende në moshë të vogël dhe nuk ka zgjedhur se kë do të përfaqësojë, duke bërë me dije se do të jetë Roko ai që duhet të dëgjojë zemrën për fanellën e kombëtares./newsport/