Viti 2018 ka nisur mjaft mire per tenisten rumune Simona Halep, numri 1 në botë për femra, që triumfoi në turneun e Shenzen. Ajo shprehet se ka patur 4 javë pushim pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe se është përgatitur mirë për 2018-ën. Gjatë pushimeve kam dalë thuajse çdo ditë me mikeshat e mia, duke mos menduar fare për tenisin. Kam qenë në Rumani dhe, duke qenë se jam numri 1 në botë, kam qenë shpesh e rrethuar nga shumë njerëz.

Kur shkoj në restorant, janë pronarët ata që e paguajnë llogarinë, gjithçka ka ndryshuar. Kur trajneri im erdhi në Rumani dhe qëndroi për 12 ditë uleshim çdo ditë në restorant apo kafe dhe asnjëherë nuk paguanim”, tha Halep, që gjatë vitit 2017 fitoi 20 milionë euro.