Ish-kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, ka fituar gjyqin me klubin bardheblu, pas padisë së ngritur në DHZK për detyrimet e pashlyera.

Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF i ka dhënë të drejtë futbollistit që aktualisht është pjesë e Teutës.

Ky i fundit mësohet se pretendonte rreth 50 milionë lekë të vjetër rroga të padhëna nga Tirana dhe kërkesat e tij janë pranuar nga DHZK-ja.

Disiplina mbrëmë i ka lënë 30 ditë afat Tiranës për të shlyer ish-kapitenin. Ky eshte nje detyrim qe duhet permbushur sepse ndryshe bardheblute mund te rrezikojne edhe heqjen e pikeve