Anglia arriti të fitonte ndaj Panamasë me rezultatin 6-1, në një takim të cilin e dominoi që nga minutat e para. Por pavarësisht rezultatit të arritur dhe lojës së zhvilluar, trajneri Southgate ka pasur kritika për futbollistët e tij.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ai ka thënë se Anglia nuk e ka interpretuar mirë gjithë takimin, teksa ka pasur momente në të cilat ka çaluar ndjeshëm.
“Nuk e kam pëlqyer shumë performancën tonë. Ajo që nuk më ka pëlqyer ishte fillimi dhe fundi i ndeshjes sonë, por pjesa midis ishte vërtet shumë e mirë.
Ishim disi të shqetësuar në fillim, por sapo kemi parë mënyrën sesi kundërshtari luante, e kemi interpretuar takimin në mënyrën e duhur”, ka thënë Southgate. /vipsport/