Sulejman Starova i ka dhënë fund aventurës te Feronikeli në Superligën Kosovare. Edhe pse fitoi në sekondat e fundit në ndeshjen e djeshme me golin e Maganit, drejtuesit e klubit nga Drenasi vendosën që ta largojnë “Bobin”.

Vendin e tij pritet ta zërë ish-trajneri i Shkupit Zekirija Ramadani. Ai pritet të jetë nesër në ambientet e klubit për të firmosur kontratën. Në 12 ndeshje Starova siguroi 2 fitore dhe 9 barazime me skuadrën e Feronikelit.

Prishtmeria per kete trajner ka qene shume e madhe per kete trajner, por rezultatet e kane “tradhetuar”. Sigurisht qe nuk mund te pretendosh tituj e trofe kur skuadra arrin veç barazime.

Starova njihet si nje trajner pragmatist dhe mbeshtetes i shkolles italiane te trajningut por ne Kosove nuk ka treguar asgje nga keto vlera.

Per rrjedhoje, nga sonte eshte i papune. Mbetet per t’u pare nese ai do te kerkoje ndonje skuader tjeter per te vazhduar karrieren apo do ta mbylle ketu.