Lazio ka fituar Superkupën e Italisë ndaj Juventus me rezultatin 1-3. Sfida është zhvilluar me një ritëm të lartë loje nga të dyja skuadrat, të cilat kanë patur raste të shumta për gol.

Pas përfundimit të ndeshjes analistët e sportit në media kanë bërë edhe vlerësimet për futbollistët të cilët u aktivizuan. Notë pozitive në sfidën e sotme ka marrë gardiani kuqezi Thomas Strakosha i cili tashmë është titullar i padiskutueshëm për ekipin e Lazios.

“Nota 6.5. Mbi goditjen e Dybalas në pjesën e parë, ai mund të bëj shumë pak me manovrën që bën. Në vazhdim është i saktë dhe i jep siguri skuadrës. Në finale luan i qetë, pavarësisht sulmit të Juventusit”, shkruan CalcioMercato për Thomas Strakoshën./newsport/