Futbolli dhe politika janë në skaje të ndryshyme me njëra-tjetrën, por në Shqipëri kemi edhe drejtues klubesh që kanë lidhje me personalitete të qeverisë.

Një rast i tillë është Sinan Idrizi, i cili është administratori i skuadrës së Flamurtarit në Vlorë.

Në ditët e fundit është mësuar se Idrizi është bërë aksioner me linjën ajrore Air Albania, por kjo është diçka që për Partinë Demokratike nuk ka kaluar pa u komentuar.

Deputeti i opozitës, Gent Strazimiri në një deklaratë të tij akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë mikut të tij Sinan Idrizit kompaninë Air Albania me një investim vetëm prej 100 mijë lekësh.

Sipas Strazimirit, Partia Demokratike ka publikuar edhe disa foto, ku Sinan Idrizi, është i pranishëm në një takim të nivelit të lartë mePresidentin Erdogan dhe kryeministrin Edi Rama./newsport/