Tetë ndeshje, asnjë humbje. Laçi ia ka dalë edhe ndaj Tiranës, madje jo të dalë thjesht i pamposhtur, por ka triumfuar falë një goli të Redon Xhixhës në minutën e 50-të.,
Tetë vjet pritje për të fituar në kryeqytet. për herë të fundit kanë fituar me golat e Nimanit dhe Norës në prill të vitit 2010.
Tirana ngulmoi që në fillim të shënonte, kurse Laçi i kishte idetë e qarta. Minutat e para priste dhe madje arriti të rrezikonte me Xhixhën. Kobinah dhe Blazhevski për Tiranën rrezikuan, por nuk shënuan dot. 45 minutat e para u mbyllën pa gola.
Laçi e nisi mirë pjesën e dytë dhe me një aksion model shënoi me Xhixhën. Më parë Tirana pretendoi për penallti, por gjyqtari Hamiti nuk mendoi ashtu. Shtubina mund të shënonte golin e dytë për bardhezinjtë, por goditja e shkodranit shkoi jashtë.
Skuadra e Ze Maria bëri gjithçka të shënonte dhe e mbylli Laçin në portë. Disa raste për shënim, goditje të pasakta dhe penallti e humbur nga Blazhevski. Të pafat bardheblutë, ndërkohë që Laçi festoi gjatë fitoren.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E diel, më 7 tetor, ora 16:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Tirana-Laçi 0-1
Shënues: Xhixha 50′
Tirana: Lika, Doka (Hasani 65′), Turtulli, Atingah, Imami, Greca (Oduamadi 54′), Karabeci, Daja (Hoxhallari 85′), Kobinah, Blazhevski, Ngo. Trajner: Ze Maria
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Hadroj 72′), Najdenov (Smaçi 77′), Lushkja, Xhixha, Shtubina (Altiparmakovski 88′). Trajner: Artan Mërgjyshi
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Egin Doda, Ilir Tartari, Kreshnik Cjapi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Besnik Kaimi
Kartonë të verdhë: Blazhevski 47′, Daja 52′, Imami 85′ / Fangaj 2′, Lushkja 27′