AAS- Shkëndia 4-0, ky ka qenë verdikti i ndeshjes së luajtur mesditën e sotme në fushën sportive “Hasaj” në Golem.
Ndeshje kjo e vlefshme për kampionatin kombëtar të 19 vjeçarëve të Superiores. Ka fituar me këtë rezultat të thellë skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Marvin Meçarovi.
Pikërisht ndaj skuadrës që prej javësh mban vendin e dytë në renditje, është finaliste e Kupës së Shqipërisë dhe pretendente për titullin kampion.
Një fitore me të tilla shifra tregon më së miri për epërsinë që shkodranët kanë patur duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren.
Dy prej golave mbajnë firmën e Çobës ndëesa dy të tjerët kanë për autorë Salën dhe Milën.
Mbase nisur nga loja e zhvilluar, AAS duhej të ishte në vendin e dytë dhe Shkëndia në të katërtin por verdikti i deritanishëm i kampionatit është i kundërti.
Megjithatë, ky është sezoni i parë në kategorinë Superiore për ekipin shkodran dhe ndoshta mungesa e përvojës në sfida të veçanta ka ndikuar,
megjithatë ata kanë bërë një kampionat të shkëlqyer duke mundur edhe skuadra të tjera si Partizani, Tirana etj, madje me shifra të thella dhe ato.
© shkodrasport.com