Atalanta kishte 15 ndeshje radhazi pa humbje në Serie A deri kur sonte Napoli i Contes e mundi me gol të Lukakut! Edhe me shitjen e Kvaraskhelia, ekipi duket solid dhe i uritur për titull. Nje sukses qe i jep me shume peshe ecurise se Napolit.
Atalanta e nisi mire ndeshjen ndaj Napolit duke shenuar me Retegui por miqte reaguan dhe në minutën e 40-të, Napoli përmbysi Atalantën në stadiumin Gewiss duke shenuar golin e dyte pas te parit.
Pas barazimit të Politanos, goli 2-1 mbërriti para pjesës së parë. Anguissa e rikuperon topin në ajër, Neres ia kthen me thembër, kamerunasi sheh McTominay dhe pason. Dhe në atë moment ish-lojtari i Manchester United gjen goditjen fituese me pjesën e brendshme të këmbës: 2-1 për Azzurrit ne Bergamo!
Ne pjesen e dyte, Atalanta reagoi me golin e Lookman dhe ndeshja u duk si ne ekuilber dhe Atalanta po e kerkonte me shume golin por nje top i krosuar nga Anguissa ne fundore gjeti perfekt Lukakun qe me koke shenoi fitoren./telesport/