Kukësi ka rimarrë kreun e renditjes së kampionatit me një fitore 1-0 ndaj Partizanit, por kjo ndeshje do të diskutohet gjatë për mënyrën se si erdhi suksesi i verilindorëve në “Air Albania”.

Kukësi fitoi me një gol fantazmë të Kristal Abazajt në pjesën e dytë dhe padyshim që polemikat nuk do të mungojë në ditët në vijim rreth kësaj situate që vendosi sfidën.

Kukësi-Partizani 1-0
67′ Abazaj

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Limaj, Musolli, Rroca (82′ Et’hemi), Gavazaj (76′ Lulaj), Abazaj, Shkurtaj.
Trajner: Shpëtim Duro

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj, Ferati (72′ Kote), Trashi, Braun, Çinari, Bardhi, Solomon.
Trajner: Adolfo Sormani

KV: Maliqi / Braun, Solomon, Hoxha, Idrizaj, Belica

Gjyqtar: Eldorian Hamiti