Teuta ka siguruar fitoren e dytë në këtë edicion të Superiore, duke mposhtur Skënderbeun në Korçë me përmbysje.

Në një ndeshje shumë argëtuese me raste të njëpasnjëshme në të dy portat, skuadra korçare ishte ajo që kaloi e para në avantazh, por gjeti përgjigjen e shpejtë të durrsakëve të cilët goditën traversën, ndërsa më pas barazuan me Beqjen duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim.

I njëjti ritëm i lartë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por durrsakët u treguan më konkretë para portës, teksa shënuan fillimisht me Preknicajn e më pas me Krujën për të përmbysur shifrat e siguruar një rezultat 3-1 që u munduan ta ruanin deri në fund të duelit. Goli i Rashicës i dha pak shpresë korçarëve, por erdhi shumë vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi. Korçarët kërkuan një penallti në shtesë, por nuk ishte i të njëjtit mendim gjyqtari Hamiti i cili e mbylli ndeshjen mes kontestimeve.

SKËNDERBEU-TEUTA 2-3
8′ Nikaj, 90’+4′ Rashica / 37′ Beqja, 66′ Preknicaj, 73′ Kruja