Bolonja ka arritur një fitore të madhe në Serinë A, duke mposhtur me përmbysje skuadrën e Lacios në “Olimpico” dhe tashmë shikon më afër ëndrrën “Champions”.
Sfida nisi mjaft mirë për bardhekaltrit, të cilët kaluan në avantazh me anë të Isaksen në minutën e 18’, por një gafë e portierit Provedel dhe mbrojtësit Kasale në minutën e 39’ solli barazimin e miqve me El Azuzi.
Pjesa e dytë ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, por djemtë e Tiago Motës kaluan në avantazh me anë të Xhoshua Zirkze në minutën e 78’, duke përmbysur çdo gjë.
Kështu Bolonja nuk i ndahet Atalantës, duke qëndruar me 45 pikë në vendin e 5-të, ndërsa Lacio në vendin e 8-të me 37 pikë.
REZULTATI:
LACIO 1-2 BOLONJA
Isaksen 18’ / El Azuzi 39’, Zirkze 78’