Lacio ka qenë padyshim surpriza e Serisë A këtë sezon, duke mundur brenda pak ditësh Juventusin dy herë dhe duke i marrë njëkohësisht edhe Superkupën e Italisë.
Kjo paraqitje e Lacios, po vlerësohet maksimalisht në Italia edhe për vetë faktin se skuadra kryeqytetase po dhuron futboll mjaft të bukur.
Por mesa duket, kjo paraqitje nuk është aspak rastësi por puna e bërë nga drejtuesit dhe futbollistët. Lacio u eliminua pak ditë më parë nga Liga e Europës por në kampionat ka një fytyrë plotësisht të re, duke fituar thuajse çdo ndeshje në 10 javët e fundit.
Skuadra e Inzagit numëron 26 pikë në 10 ndeshjet e fundit duke humbur vetëm 4 pikë ndërkohë që ndiqe nga Interi me 24 pikë dhe Roma e Juventusi me nga 23 pikë.
Milani është për të ardhur keq pasi në 10 javë ka vetëm 12 pikë, me një mesatare prej 1.2 pikësh për ndeshje. /VipSport/