Turpërim historik! Bajerni i Mynihut ka mposhtur me rezultatin 8 me 2 Barcelonën e Lionel Mesit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Një humbje dramatike për skuadrës katalanase e cila nuk do ta kishte imagjinuar as në ëndrrën më të tmerrshme. Dominim i frikshëm i gjermanëve, të cilët ishin superiorë gjatë gjithë sfidës!
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes çerekfinale të Championsit mes Barcelonës dhe Bajernit, ku katalanasit u mposhtën me rezultatin 2-8 duke ironizuar UEFA-n, e cila sipas Takajt u alarmua se korccarët u mposhtën nga Sportingu me rezultatin 5-1.
Kujtojmë që kjo sfidë ishte një ndër 4 takimet që fundosën klubin korçar.