Partizani fitoi 0-1 dje në transfertën gjeorgjiane përballë Saburtalos, sfidë e vlefshme për turin e parë të Conference League. Kualifikimi nuk mund të quhet i mbyllur, pasi kanë mbetur të paktën dhe 90 minuta në “Air Albania”, ku do luhet ndeshja e kthimit.

Në ndeshje të kësaj rëndësie, gjithmonë përflitet për premiot e akorduara. Pas ndeshjes u prononcua dhe Gazment Demi, president i futboll klub Partizanit. I pyetur nëse do ketë shpërblim për skuadrën në rast kualifikimi, presidenti u përgjigj për mediet:

Kjo është një çështje konfidenciale, që ne nuk dëshirojmë t’i bëjmë të ditura për median dhe publikun.

Që kur unë jam bërë president i klubit, Partizani nuk është mburrur ndonjëherë për shpërblime. Ata bëjnë punën e tyre, unë bëj punën time, kjo është motoja e klubit të Partizanit.