Fitorja e sotme ndaj Teutes eshte konsideruar nje test shume i rendesishem per Vllaznine dhe tifozet qe e kane ndjekur permes ekranit te televizionit, duket se i japin note pozitive asaj.
Duhet thene se fitorja e sotme ka qene ne fakt edhe nje dhurate e mire per futbollistin e ei te kesaj skuadre Eraldo Deda. Ai pikerisht sot ka festuar 19 vjetorin e lindjes dhe kuptohet qe kete dite te shenuar e ka ndare me te gjithe shoket e ekipit por edhe me stafin teknik.
Ky i fundit eshte duke e vleresuar maksimalisht kete futbollist, i vetmi qe “ka shpetuar” nga lojtaret e rinj dhe qe vazhdon te jete pjese e skuadres se pare.
Trajneri Brdariç dhe ndihmesit e tij e vleresojne Deden per ate çfare jep ne fushe duke qene nje futbollist polivalent qe mund te luaje ne çdo pozicion, duke filluar nga mbrojtja e deri ne sulm.
Vllaznia ne fakt ka nevoje per lojtare te tille dhe fakti qe Eraldo Deda aktivizohet ne çdo ndeshje, do te thote qe eshte ne vemendjen e stafit. Aktivizimi disa minuta edhe sot ndaj Teutes, padyshim qe ishte dhurat me e mire qe iu be me rastin e 19 vjetorit te lindjes. Edhe 100 Eraldo!