Vllaznia fitoi 1-0 pasditen e sotme ndaj Apolonise dhe iu gezuar trepikeshit te marre sepse ruajti distancen prej 6 pikesh me ndjekesin e saj me te afert, megjithate kjo ndeshje ka lene pasoja te medha tek skuadra shkodrane.

Tre prej lojtareve te saj qe jane ndeshkuar me kartona te verdhe ne kete ndeshje, kane plotesuar numrin kater te tyre dhe per rrjedhoje do te mungojne diten e merkure ne Korçe ndaj Skenderbeut.

Dhe ne fakt behet fjale per elemente te rendesishem te saj. Duke filluar nga qendermbrojtesi Eni Imami, mbrojtesi i majte Aleksandar Isaevski dhe sulmuesi Demir Imeri.

Te tre ata nuk do te luajne ne ndeshjen e rradhes dhe padyshim qe kjo perben nje problem te madh per stafin teknik. Por ajo qe te ben pershtypje eshte se te tre keta kartone ishin plotesisht te evitueshem. Imeri e Imami i kane marre per vonesa ne ekzekutimin e goditjeve standarte dhe ne fakt arbitri Xhaja i ka qendruar gati duke u nxjerre te verdhin.

Duke krijuar edhe pershtypjen se kishte ardhur “me leter ne xhep” per te ndeshkuar ata qe ishin me kartona te Vllaznia. Nderkohe Isaevski u ndeshkua per simulim brenda zones se kundershtarit kur ai pretendoi per 11-metersh.

Ne kete menyre pa Imamin, Isaevskin dhe Imerin gjerat behen me te veshtira, por nderkohe pritet te mungojne edhe Marku e Adili qe kane probleme demtimesh dhe te gjithe keto probleme e veshtiresojne edhe me shume situaten tek Vllaznia ne kete pragndeshhje./SHKODRA-SPORT.COM/