Nga Endri ÇINARI
Java e 33-të e kampionatit shqiptar, shikoi Vllazninë të rikthehej tek fitorja. Shkodranët thyen një “tabu” duke mposhtur në transfertë Egnatian. Ku kuqeblutë triumfuan me rezultatin 0-1 përballë rrogozhinasve. Një 3 pikësh shumë i rëndësishëm për 9 herë kampionët e vendit në garën për vendin e dytë në kampionat.
Dhe performanca e shkodranëve patjetër ishte e një niveli shumë pozitiv. Kjo duke parë edhe formacionin e javës së 33-të të shpallur nga gazeta “Panorma Sport”. Kështu 3 futbollistë shkodranë janë pjesë e formacionit të raundit të 33-të në Superiore. Duke nisur nga porta, ku Kristi Qarri ishte i pakalueshëm kundër Egnatias.
Duke vendosur edhe një rekord për Superligën këtë edicion, me 13 ndeshje pa pësuar gol këtë edicion. Një vend në formacionin e javës ka edhe për Geralb Smajlin. Autori i golit të fitores për Vllazninë zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer kundër Egnatias. Jo vetëm në aspektin mbrojtës, por edhe atë sulmues, duke qenë edhe deçiziv me golin e tij.
Një vend në formacionin e javës ka edhe për Ardit Krymin. Mesfushori kuqeblu ishte i pakalueshëm kundër rrogozhinasve. Duke dominuar në mesfushë ndaj kundërshtarëve të tij që janë nga më cilësorët në Superiore./www.shkodrasport.com/