Fitorja e sotme ndaj Teutes padyshim qe ka entuziasmuar te gjithe ne kampin shkodran sepse u mund nje tjeter rival direkt dhe tashme diferenca me kete ekip ka shkuar ne 9 pike.
Por perpos festes se fitores, kjo ndeshje ka patur brenda edhe “dhimbje”. Kjo sepse me kartonat e marre ne kete ndeshje, dy futbolliste te Vllaznise do te mungojne ne ndeshjen e ardhshme me Kukesin.
Njeri eshte golashenuesi me i mire i saj, sulmuesi Ardit Hoxhaj qe u ndeshkua me karton te kuq per ate nderhyrje ndaj Denis Pjeshkes.
Tjetri eshte kapiteni Erdenis Gurishta. Numri 2 i kuqebluve u ndeshkua me karton te verdhe dhe si rrjedhoje ka plotesuar numrin 4 te tyre dhe prandaj do te mungoje ne takimin e rradhes.
Dy mungesa shume te rendesishme por ne fakt trajneri Brdariç u shpreh se skuadra ka lojtare te tjere qe do t’i zevendesojne./SHKODRA-SPORT.COM/