Fitorja e djeshme ndaj Erzenit ka rikthyer emocionet te Vllaznia. Ne rradhe te pare sepse ishte nje fitore qe i kishte munguar kesaj skuadre prej gjashte javesh dhe ishte shume e domosdoshme per ndryshimin e situates.
Se dyti, per ta mbajtur skuadren serish ne nivele konkurruese edhe ne kampionat, aty ku me siguri qe do te tentoje fort deri ne fund per te siguruar Europen.
Dhe se treti, ka qene nje fitore e cila ka ardhur edhe si nje dhurat per trajnerin e ri te kuqebluve, Goce Sedloski. Jo vetem sepse kjo ndeshje ishte debutimi i tij ne pankinen shkodrane, por edhe per nje arsye tjeter.
Kjo sepse tekniku maqedonas sot ka ditelindjen. Ai feston 49 vjetorin e lindjes dhe nuk kishte si ta festonte me mire sesa me nje debutim te tille tek nje skuader ky jane te perqendruar syte e te gjitheve.
Starti i tij me Vllaznine ka qene i mbare dhe ai ka marre pergezimet e te gjitheve, por kuptohet qe nuk mjafton. Sedloskit do t’i duhet edhe shume kohe per te fituar zemrat e tifozeve shkodrane, gjithmone nese arrin ta shpetoje sezonin e kuqebluve./SHKODRA-SPORT.COM/