Pasi shënoi një fitore 4-0 ndaj Eintraht Frankfurt në “Allianz Arena”, Vinsent Kompani për “DAZN”.
Trajneri i Bajernit vlerësoi përbërjen dhe performancën e skuadrës së tij në mbrëmjen e djeshme kundër “Shqiponjave” të Frankfurtit: “Ne kemi qëndruar gjithmonë të qetë dhe do të qëndrojmë të qetë edhe tani. Dy ditët shtesë na bënë shumë mirë dhe kjo u tregua në fushë sot. Ne bëmë pikërisht atë që donim.
Luajtëm shumë mirë, krijuam shumë raste dhe punuam shumë. Tani fokusohemi te ndeshja e radhës, të cilën gjithashtu duam ta fitojmë”, tha belgu. Trajneri 38- vjeçar ishte gjithashtu në gjendje të zbusë disi frikën në lidhje me një dëmtim të mundshëm të Joshua Kimish. “Unë nuk mendoj se është keq. Jemi në një fazë të sezonit ku ka shumë ndeshje dhe është normale që disa lojtarë të mos jenë gjithmonë në 100%”, shpjegoi Kompani.
Takimi i radhës për bavarezët është ditën e premte ndaj Shtutgartit në transfertë, e planifikuar datën 28 shkurt, ora 20:30. Diferenca me Leverkusen vazhdon të jetë konstante, +8 pikë.