Trepikëshi i marrë ditën e djeshme ndaj Laçit ka gëzuar në njëfarë mënyre kuqeblutë por ata e kanë të qartë se asgjë nuk kanë siguruar.
Arsyeja është e thjeshtë se kalendari i ndeshjeve të mbetura deri në fund të kampionatit, është shumë i vështirë për ta.
Vërtetë ndeshjen direkt me Kamzën e kanë në Shkodër, por kjo e fundit ndërkohë ka tre ndeshje për të luajtur në fushën e saj dhe pikërisht ndaj Luftëtarit, Flamurtarit dhe Laçit.
Vllaznia do ketë dy ndeshje në Shkodër, me Kamzën dhe Kukësin ndërsa Teuta edhe dy ndeshje në Durrës, me Kukësin dhe Lushnjën.
Llogaritë nuk mund të bëhen që tani por javë pas jave.
Ndiqni më poshtë kalendarin e ndeshjeve të mbetura për tre skuadrat që po luftojnë për të mos rënë nga Superliga:
NDESHJET E MBETURA TË KAMZËS
Kamza-Luftëtari
Vllaznia-Kamza
Kamza-Flamurtari
Kamza-Laçi
Partizani-Kamza
NDESHJET E MBETURA TË VLLAZNISË
Flamurtari-Vllaznia
Vllaznia-Kamza
Partizani-Vllaznia
Vllaznia-Kukësi
Skënderbeu-Vllaznia
NDESHJET E MBETURA TË TEUTËS
Partizani-Teuta
Teuta-Kukës
Skënderbeu-Teuta
Teuta-Lushnja
Laçi-Teuta
© shkodrasport.com