Tirana arriti të merrte një fitore në minutën e 100-të në derbi ndaj Partizanit, me rezultatin 2-1 në një sfidë ku kishte gjithçka.
Për këtë fitore klubi bardheblu ka hapur “thesin” për lojtarët e saj.
Presidenti i Tiranës i dha skuadrës 15 milionë lekë premio për fitoren me Partizanin, shumë që pritet të rritet, sepse sërish grupi ka kërkuar tjetër bonus nga presidenti dhe Halili nuk ua ka prishur.
Deri tani skuadra bardheblu e kryeqytetit ka marrë më shumë se 60 milionë lekë të vjetër shpërblim në ndeshjet që ka fituar.