Vllaznia mori një fitore spektakolare mbrëmjen e djeshme në supersfidën përballë Tiranës, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Klasikja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Të shumtë ishin figurat publike që reaguan pas këtij triumfi me përmbysje të kuqebluve, teksa nuk ka munguar as Luiz Ejlli. Këngëtari dhe fituesi i BBVA 2 ka reaguar në “InstaStory”, ku krah të një foto me pamje nga ndeshja, shkruan: “Ju hangsha zemrat pra”.
Një fitore që ka dërguar në qiellin e shtatë jo vetëm lojtarët e Vllaznisë, por siç shihet të gjithë shkodranët. Ndërsa Luiz Ejlli njihet për pasionin e tij për futbollin, e mbi të gjitha skuadrën e qytetit të tij, Vllazninë./newsport/