Basania mori sot nje fitore me shume vlere ne transferte ndaj skuadres qe ishte prane saj ne renditje, pikerisht Gramshit. Ne fund te takimit te luajtur pasditen e sotme ne Elbasan, ajo ka fituar me rezultatin 3-2 ne nje perballje me shume emocione sepse goli i fitores eshte shenuar pikerisht ne minuten e 88-te.

Ekipi i Basania ne kete takim eshte drejtuar nga zevendestrajneri Mario Kola i cili ka marre vendin e kolegut te tij Erjon Mani qe eshte pezulluar nga Komisioni i Disiplines. Trajneri i ri, nuk i fsheh emocionet per kete fitore, ndonese sipas tij skuadra per asnje moment nuk e vuri ne dyshim marrjen e trepikeshit. Ja si eshte shprehur ai ne nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport”:

Kola, Basania rikthehet tek fitorja pas 3 muajsh e gjysem. Sa e veshtire ishte fitorja e sotme ndaj Gramshit?

Te them te drejten ishte nje ndeshje e luftuar nga te dyja ekipet., Djemte bënë një ndeshje te mire dhe ne fund arritem t’ia dalim me sukses qe te marrim 3 piket qe na hyjne shume ne pune per realizimin e objektivit tone.

Dy here ne avantazh, dy here u barazuat nga vendasit. Kishit frike se fitorja mund t’u ikte nga duart?

Te them te drejten per menyren se si u luajt ndeshja, asnjehere nuk e kishim ate friken se mund ta humbnim ndeshjen pasi djemte po i zbatoshin mire detyrat e caktuara. Dy golat e kundershtarit erdhen nga dy raste sporadike, nje goditje standarte dhe nje penallti. Raste keto ku mund te ishim me te vemendshem por siç e dime futbolli eshte edhe loje gabimesh dhe per kete arsye u ndeshkuam dy here.

Sot e drejtuar ju skuadren ne pankine ne mungese te kolegut tuaj Mani. Nje pergjegjesi me shume per ju, kur dihet qe e niset sezonin si lojtar ndersa sot e drejtuar skuadren nga pankina?

Te them te drejten ishte pak i papritur ky vendim i Komisionit te Disiplines dhe natyrisht te vjen keq qe profesor Mani nuk ishte sot aty ku e ka vendin, por nisur nga fakti qe kemi nje marredhenie shume te mire mes nesh, na ben qe te kemi besim shume te njeri-tjetri dhe pastaj padiskutim çdo gje behet me e lehte. Per pjesen qe fillimin e sezonit e kam nis si lojtar e tani si zevendes-trajner eshte fakti qe kisha nje demtim te rende dhe presidenti Shimaj ma dha mundesine qe te jem pjese e skuadres tani jo me si lojtar por si trajner. E falenderoj shume per besimin dhe po ashtu falenderoj pafund çunat qe me ndihmojne çdo dite te rritem si trajner bashke me to.

Se fundi, çfare presim nga Basania ne vazhdim te kampionatit?

Nga Basania presim normalisht rritjen ne tabelen e klasifikimit. Do t’i marrim ndeshjet nje nga nje dhe shpresojme qe ta mbyllim me dinjitet ashtu si i takon ekipit te Basanias.(www.shkodrasport.com)