Përballja e djeshme në Lushnjë ka qenë shumë e rëndësishme për kuqeblutë e Vllaznisë dhe fitorja padyshim që u ka dhënë atyre qetësinë e duhur për momentin.
Si “shpërblim” për këtë sukses, skuadra ka marrë pushimin për ditën e sotme. Trajneri Gjoka u ka komunikuar menjëherë pas ndeshjes së djeshme futbollistëve të tij se mund ta kalojnë këtë të dielë pranë familjeve të tyre.
Por sakaq, nga e hëna do të nisë puna për takimin e së dielës me Teutën.
Në pamje të parë, skuadra shkodrane është më e favorizuar në përgatitjet për këtë ndeshje sepse ata nuk do kenë ndeshje kupe të mërkurën siç kanë durrsakët.
Kjo padyshim do të bëjë që ajo ta përgatisë më mirë këtë ndeshje që do të luhet në orën 17.00 të ditës së fundit të javës që vjen.
© shkodrasport.com