Liverpool u shpall për herë të parë fituese e kupës së botës për klube. “The Reds” mposhtën Flamengon 1-0 në finale.
Pas ndeshjes, Jurgen Klopp ka folur për këtë arritje nga skuadra e tij.
Tekniku gjerman tha se skuadra e tij është jashtëzakonisht e lodhur pas këtij triumfi, por kjo ‘sakrificë’ ia ka vlejtur.
“Jemi të gjithë të lodhur nga një ndeshje e vështirë” ka thënë Klopp.
“Ishte performancë e jashtëzakonshme dhe ndeshje shumë e vështirë, kundër një kundërshtari të mirë” shtoi gjermani.
“Ne kemi bërë shumë gjëra të mira, është e pabesueshme, shumë momente të mira futbolli” ka thënë ndër të tjerash trajneri i ‘Reds’.
Ishte Roberto Firmino lojtari që shënoi golin e fitores për Liverpool, duke i dhënë skuadrës së tij epitetin kampion bote.