Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme përballë Partizanit me rezultatin 1-0, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje. Trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç u shpreh i lumtur që skuadra e tij mori tre pikët e radhës, teksa tashmë do të nisin përgatitjet për sfidën e radhës.
“Sot ishte fitorja e dytë ndaj kryeqytetasve, me Dinamon dhe ishte përsëri edhe sot. Është shumë bukur kur fiton në derbi, atmosfera ishte shumë e bukur dhe kundërshtari ishte shumë i fortë.
Pjesa e parë ishte barazim, në pjesën e dytë e nisëm më mirë. Por Marko Alia ishte dy herë shumë mirë pasi Partizani me 25 minutat e fundit krijoi 2-3 raste për gol. Por përsëri, ne reaguam shumë mirë dhe e meritojmë këtë fitore.
Ky është kampionati shqiptar, është shumë i fortë dhe të gjithë janë aty, nuk ka diferencë të madhe, se humbëm me Kukësin e sot mundëm Partizanin. Janë të rëndësishme pikët, jemi në rregull. Sot mbaroi kjo javë dhe do të jemi gati për javën tjetër. Por jemi sot shumë të kënaqur e të lumtur për fitoren”, tha Gvozdenoviç për “MCN” pas ndeshjes.