Laçi fitoi me Vllazninë 1-2 në “Loro Boriçi” duke hapur kampionatin dhe ndjekur shkodranët kryesues. Nje fitore qe ka gezuar ne fakt edhe ekipet e tjera rivale.

Kurbinasit treguan një rritje në lojën e tyre, teksa në fundjavë do luajnë me Bylisin në transfertë. Në këtë përballje për Laçin do mungojnë dy lojtarët kryesor, kapiteni Ignatovic dhe mbrojtësi tjetër Obanor.

Serbi i Laçit ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, ndërsa Obanor u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit. Zëvendësues të tyre me shumë mundësi do jenë Malota dhe Selmani, dy nga qëndrat e tjera të mbrojtjes së Duros.

Pavaresisht ketyre mungesa, kurbinasit do te kene objektiv fitoren ne kete ndeshje sepse vetem keshtu mund te luftojne per te kapur objektivat e tyre.