Gjate dites se sotme ka qarkulluar lajmi se perpos mbrojtesit Imami edhe zevendestrajneri i ekipit te Vllaznise Elvis Plori ka shqetesime dhe dyshohet se eshte prekur nga covid-19.

Nje gje te tille e ka konfirmuar pak minuta me pare edhe fizioterapisti i ekipit Ilirjan Haxhaja i cili permes nje postimi ne profilin e tij ka shpjeguar edhe gjendjen shendetesore te numrit 2 te pankines shkodrane.

Njekohesisht ka shpjeguar edhe masat qe po merren per lojtaret e tjere. Haxhaja shkruan:

“Mbas bisedës me presidentit e ekipit tonë të Vllaznisë , po shohim me kujdes situatën e krijuar në ekipin tonë,nga infektimet me Covit-19.

Nesër do vazhdojme me kontrollet tjera mjekësore. Profesor Plori duket mirë, pa sintoma të rënda. Po presim përgjigjejen e tamponit.

Lojtareve tane të prekurt me Covit-19 ju urojmë sherim të shpejtë, ku jemi në kontakt me to për situatën e tyre. Stafi mjekësor K.F.Vllaznia”.