Kane vonuar pak fjalet e lamtumires por kane qene vertete fjale zemre. Liridon Latifi siç eshte bere e ditur nga vete klubi shkodran prej dy ditesh, i ka dhene fund aventures se tij dyvjeçare me kuqeblute, ku dhe arriti te fitonte nje here trofeun e Kupes se Shqiperise.
Nderkohe pak minuta me pare, ka qene vete lojtari i cili permes nje mesazhi ne rrjetet sociale i ka falenderuar te gjithe ne Shkoder dhe tek Vllaznia per mbeshtetjen e dhene.
“Me doren ne zemer, faleminderit KF Vllaznia dhe faleminderit e gjithe Shkodra per dy vitet ne kete qytet te zjarrt per futbollin dhe uroj qe Vllaznia te jete gjithmone pretendente ashtu si i ka hije. Falenderoj presidentin Xhaferi dhe gjithe tifozerine shkodrane”- shkruan Latifi.
Nderkohe nga sa mesohet, me shume mundesi, sulmuesi anesor nga Prishtiuna pritet te firmose me Tiranen, por gjithçka do te mesohet ne oret ne vijim./SHKODRA-SPORT.COM/