Samuel Nikaj dha doreheqjen nga drejtimi i Pogradecit pas dy vitesh e gjysem dhe diten e sotme ai eshte pershendetur edhe me te gjithe futbollistet dhe pjestaret e stafit. Duket se ka qene nje ndarje e dhimbshme, por trajneri i njohur duket se e kishte pare se erdhi ora per te levizur.
Nderkohe pak minuta me pare, ai ka postuar edhe nje foto me te gjithe skuadren e poshte saj edhe fjalet e pershendetjes, por njekohesisht u kujton te gjithe edhe per arritjet e tij me kete skuader qe e mori nga kategoria e dyte dhe e çoi ne te paren.
“Çdo fillim ka dhe nje fund. Shpresoj te kem lene gjurme ne ekipin e Pogradecit, ku per 2 vite e gjysem kam dhene maksimumin. Jam krenar qe isha pjese e futbollit pogradecar dhe i uroj suksese ne vazhdim. Falenderoj te gjithe pa perjashtim drejtues, sportista, punetoret, stafin tim dhe lojtaret qe kam bashkepunuar keto vite. RESPEKTE PA FUND!”- shkruan ai ne statusin e tij.
Por Nikaj nuk harron te beje edhe nje bilanc te punes se bere me kete skuader dhe kete e shpreh permes nje story ku shkruan: “Pas dy vitesh e gjysem largohem nga ekipi i Pogradecit me 63 ndeshje zyrtare, 41 fitore, 9 barazime e 13 humbje. I uroj suksese ekipit ne vazhdim”.