Karl-Heinz Rummenigge ka lëshuar një deklaratë të bujshme për merkaton e Bayern. Ai mendon se transferimi që duhet konsideruar në Mynih është Florian Wirtz, yll i Bayer Leverkusen.
“Nuk është sekret që objektivi ynë në merkato duhet të jetë Wirtz. Ai është lojtari më i mirë në Gjermani”, është shprehur ish-CEO i klubit bavarez, duke “harruar” yllin e Bayern, Musiala.
Lothar Matthäus, legjendë e Bayern dhe kombëtares gjermane, nuk e ka mirëpritur këtë deklaratë. “U befasova! Musiala sapo ka rinovuar kontratën dhe gjithsej bëhet fjalë për një marrëveshje me vlerë 175 milionë euro. Padyshim që janë shumë para”.
“Kur thua një fjali të tillë, më duket si shuplakë në fytyrën e Musialës”, ka thënë Matthäus./telesport/