Leo Messi ka marrë “Topin e Artë” për të shtatën herë, ndërkohë që në fjalimin e tij nuk mungoi edhe një dedikim për Robert Lewandowski.

Sulmuesi i Bayern Munich ishte rivali kryesor për argjentinasin dhe u rendit i dyti, para Jorginho që fitoi EURO 2020 dhe Champions League me Italinë dhe Chelsea.

Messi, për Lewandowski tha: “Robert, ti e meriton Topin e Artë.

Vitin e kaluar, të gjithë ishin dakord të thonin që ishit një fitues i madh i këtij çmimi”.