Pas Rrahman Hallaçit, i dyti futbollisti kukesian qe do te veshe fanellen e Vllaznise eshte Fjoart Jonuzi. Nese deri para pak vitesh kishte vetem shkodrane qe luanin per Kukesin, tashme gjerat kane marre rrjedhe tjeter.
E nese Hallaçi qendroi vetem 6 muaj ne Shkoder 11 vjet me pare, Jonuzi ka nder mend te qendroje me gjate dhe per kete arsye ne rradhe te pare i duhet te binde trajnerin Brdariç.
Ai luan ne rolin e mesfushorit shkaterrues dhe per kete arsye, do te kete jo pak konkurrence per ate post, megjithate 24 vjeçari kukesian e ka te qarte se te Vllaznia nuk do ta kete “fushe me lule”.
Per kater sezone ka qene pjese e skuadres se qytetit te tij te lindjes, ndersa ne sezonet 2017-2019 ka luajtur si titullar me Laçin ndersa ne sezonin e kaluar ka bere te njejten gje me ekipin e Gjilanit ne Kosove.
Tashme ka ardhur ne Shkoder dhe deshiron te beje me te miren e tij per Vllaznine. Sezoni i ri eshte ne prag dhe Fjoart Jonuzi nuk ka deshire te humbe kohe, por te synoje te beje me te miren per te fituar ne rradhe te pare nje vend titullari ne formacion./SHKODRA-SPORT.COM/