Eshte prezantuar te Vllaznia dy dite me pare dhe per rrjedhoje ne ndeshjen e sotme nuk ka qene gati per te debutuar me fanellen e Vllaznise.

E kemi fjalen per mesfushorin kukesian Fjoart Jonuzi. 24 vjeçari nuk ka luajtur per asnje minute ne miqesoren ndaj Apolonise, megjithate pas perfundimit te saj, per disa minuta ka zhvilluar vrapime rreth fushes se stadiumit “Loro Boriçi”.

Ardhja e ketij lojtari te Vllaznia ka shtuar numrin e lojtareve ne repartin e mesfushes qe jane ne dispozicion te trajnerit Brdariç dhe padyshim qe Jonuzi do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira.

Per me teper qw te Vllaznia e kane marre “me kusht”. Nese nuk realizon pritshmerite e stafit teknik, klubi do te kete te drejten ta nderprese kontraten me te qe ne muajin janar.

Megjithate Jonuzi nuk ka ardhur per te qene ne prove. Ai ka ardhur per te treguar vlerat e tij, ato qe ka dhene te Kukesi, Laçi dhe se fundi tek Gjilani, per te mos thene edhe me shume sesa aq./SHKODRA-SPORT.COM/